© 2024 AGROCOM SH.P.K. Created for free using WordPress and Kubio
Fabrika e përpunimit të ushqimit të kafshëve Agro Com shpk është në funksion prej vitit 2009, pas një bashkëpunimi të suksesshëm të investitorëve gjermano shqiptar. Me një kapacitet prej 200 ton prodhimi në ditë, kjo fabrikë ofron të gjithë varietetin e ushqimeve për kafshët e fermës, si zogj, pula, lopë, vica, gjedh, derra etj.
Për secilën kategori të prodhimit, nënkategoritë ndahen sipas moshës apo peshës, si në rastin e pulave ku prodhimi mbulon të gjithë diapazonin e rritjes së tyre, duke filluar nga zogjtë 1 ditorë e duke përfunduar deri në pula të vjetra, apo pula të destinuara për prodhim mishi pra varion në varësi të llojit të shpendëve dhe qëllimit të rritjes së tyre.
Ushqimi për kafshët e fermave duhet të jetë i pasur me vlera ushqyese që plotësojnë nevojat e tyre të energjisë, proteina, yndyrnave, vitaminave dhe mineraleve. Përbërësit kryesorë të ushqimit të mirë janë proteina, karbohidratet, yndyrnat dhe fibrat për të siguruar zhvillimin normal dhe prodhimin e tyre.
Bilanci i ushqimit ndryshon në varësi të fazës së jetës së kafshëve, si dhe qëllimit të mbajtjes së tyre, që mund të jetë prodhim për lëndë ushqyese, prodhim vezësh, prodhim qumështi, prodhim mishi, etj.
Kafshët e fermave kanë nevojë për një furnizim të mjaftueshëm të energjisë dhe proteina për të zhvilluar muskujt, për të mbajtur peshën normale dhe për të prodhuar produkte të shëndetshme (si qumështi, vezët, mishi, etj.). Drithërat, si misri dhe gruri janë burime të mira të energjisë, ndërsa soja dhe bërsia e lulediellit janë burime të mira të proteinave. Kafshët e fermave kanë nevojë për vitamina dhe minerale të caktuara për të funksionuar mirë dhe për të mbajtur sistemin imunitar të fortë. P.sh., vitamina A dhe vitamina D3 është e rëndësishme për shëndetin e syve dhe lëkurës, ndërsa kalciumi është i nevojshëm për të rritur dhe mbajtur forcat e kockave të fortë.
Ndryshimet drastike në ushqim mund të shkaktojnë probleme tretjeje dhe stres për kafshët, prandaj ndryshimet graduale janë të preferuara.
Duhet patur parasysh se çdo lloj burimi I ushqimit do të përcillet në zingjirin ushqimor deri në tavolinën tonë, ndaj edhe duhet patur gjithmonë kujdes të shtuar ndaj përbërësve që oftohen në ushqimin e kafshëve të fermës. NE JEMI AJO QË HAMË, ndaj edhe ajo që ne do të vendosim në tavolinën tonë duhet të jetë e sigurtë dhe e garantuar që nuk përmban përbërës të rrezikshëm për shëndetin tonë.
Fabrika jonë GARANTON ushqim cilësor, pa produkte yndyre të derrit apo miellit të peshkut, për të siguruar një kualitet maksimal të produktit final si vezë, qumësht apo mish. Lëndët e para analizohen me kujdes para se të kalojnë në prodhim, për të siguruar se nuk ka mbetje të toksinave, mykut apo elementeve të tjerë që do të shkaktonin kontaminim dhe infeksione. Gjithashtu produktet pasurohen me vitaminat dhe mineralet e nevojshme për të siguruar të gjithë elementet e nevojshme për ecurinë sa më të mirë të kafshëve dhe produktin e tyre final.
© 2024 AGROCOM SH.P.K. Created for free using WordPress and Kubio